Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 8217, datë 24.02.2022 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Mars 2022, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
1. Aplikimin me nr. prot. 150, datë 21.02.2022, nga Lagjia nr. 13, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 7925, datë 23.02.2022 dhe me dokumentacion shtesë me nr. prot. K-7868, datë 25.03.2022 nga administratori znj. Klarita Angjeli, për projektin “Vendosje ashensori në kafazin ekzistues në objektin me kod. 17, sh/1, rruga “Rrapo Hekali”, Tiranë”;
2.Aplikimin me nr. prot. 845/1, datë 18.03.2022, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 11173, datë 23.03.2022, nga administratori z. Adem Cemurati, për projektin “Vendosje ashensori 6 katësh në pallatin 9, hyrja 2, rruga “Vaso Pasha”, Tiranë”;
3.Aplikimin me nr. prot. 651/4, datë 23.03.2022, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 11886, datë 28.03.2022, nga administratori z. Hasan Frangu, për projektin “Modernizimi i ashensorit ekzistues të objektit me kod. 7/3, rruga “Sali Butka”, Tiranë”;
4. Aplikimin me nr. prot. 969, datë 17.03.2022, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 11287, datë 23.03.2022, nga administratori z. Shaban Gjoka, për projektin “Furnizim montim ashensori dhe punime shtesë në pallatin me kod 147/2, rruga “Dritan Hoxha”, Tiranë”;