Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 25390, datë 21.06.2019 për “Ngritjen e komisionit të vlerësimit të aplikimeve për fondin e komuniteteve” për thirrjen e muajit Tetor, vendosi të shpallë fituese aplikimet e mëposhtme:
1. Aplikimin me nr. prot. 5996, datë 19.11.2019, nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 44461, datë 21.11.2019, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr.13, rr. Manol Konomi”
2. Aplikimin me nr. prot. 4588/1, datë 14.11.2019, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 43775, datë 15.11.2019, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës me kod 8/3, rr. Fadil Bodinaku (pallatet te INSIG), fasada veriore dhe lindore”.
3. Aplikimin me nr. prot. 4589/1, datë 14.11.2019, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 43776, datë 15.11.2019, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës me kod 8/3, rr. Fadil Bodinaku (pallatet te INSIG), fasada jug dhe perëndim”.
4. Aplikimin me nr. prot. 2574/1, datë 07.11.2019, nga Njësia Administrative nr. 10, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 42888, datë 11.11.2019, për projektin “Vendosje ashensori në pallat ekzistues, rruga “Nikolla Jorgo”, kod 8”.