Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 25390, datë 21.06.2019 për “Ngritjen e komisionit të vlerësimit të aplikimeve për fondin e komuniteteve” për thirrjen e muajit Qershor, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
1. Aplikimin me nr. prot. 1920/1, datë 18.06.2019, nga Njësia Administrative nr. 8, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 25090, datë 19.06.2019 për projektin “Termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr.44, kodi 62, Rr. Siri Kodra”, nga shoqëria administruese “ENE 95” shpk, me administrator z. Erjon Dule.
2. Aplikimin me nr. prot. 2305/1, datë 21.06.2019, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 25629, datë 24.06.2019 për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadave të ndërtesës nr.4, Rr. Adem Jashari”, nga administratori z. Albert Hysa.