Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 25390, datë 21.06.2019 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Shkurt, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
1. Aplikimin me nr. prot. 422/1, datë 10.02.2021 nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 6828, datë 10.02.2021, për projektin “Furnizim montim ashensori dhe punime shtesë, në pallatin me kod 147/2, rruga “Dritan Hoxha”;
2. Aplikimin me nr. prot. 812/1, datë 11.02.2021 nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 7400, datë 15.02.2021, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës jug-lindje të ndërtesës me kod 7, sh/1, rr. “Ali Ndroqi””;
3. Aplikimin me nr. prot. 811/1, datë 11.02.2021 nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 7401, datë 15.02.2021, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës veri-perëndim të ndërtesës me kod 7, sh/1, rr. “Ali Ndroqi””.