Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 8217, datë 24.02.2022 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Shkurt, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 623/1, datë 16.02.2022, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 7333, datë 18.02.2022, nga administratori z. Klevi Çollari, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës me kod 15, rruga “Myslym Shyri”;
- Aplikimin me nr. prot. 485/1, datë 07.02.2022, nga Njësia Administrative nr. 4, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 5760, datë 08.02.2022, nga administratori z. Adem Cemurati, për projektin “Vendosje ashensori në ndërtesën, nr.389/1, “Rruga e Dibrës”;
- Aplikimin me nr. prot. 369/1, datë 03.02.2022, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 5580, datë 07.02.2022, nga administratori z. Elvis Brahaj, për projektin “Modernizimi i ashensorit ekzistues të objektit me kod 5/3, rruga “Sali Butka”, Tiranë”;