Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 25390, datë 21.06.2019 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Shtator, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
-
Aplikimin me nr. prot. 2372/1, datë 18.09.2020, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 31557, datë 18.09.2020, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadave të pallatit nr. 84/2, hyrja 3, Njësia Administrative nr. 7, rruga “Frosina Plaku””,
-
Aplikimin me nr. prot. 2371/1, datë 18.09.2020, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 31555, datë 18.09.2020, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadave të pallatit nr. 84/2, hyrja 4, Njësia Administrative nr. 7, rruga “Frosina Plaku””.