Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 8217, datë 24.02.2022 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Tetor të vitit 2022, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 3062, datë 20.09.2022, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 35065, datë 06.10.2022, nga administratori znj. Rovena Fani, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr. 41, në rrugën “Pandeli Çale”, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 2957, datë 19.10.2022, nga Njësia Administrative nr. 4, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 37260, datë 24.10.2022, nga administratori z. Adem Cemurati, për projektin “Vendosje ashensori në kafaz ekzistues në ndërtesën nr. 389/1, “Rruga e Dibrës”, Njësia Administrative nr. 4, Tiranë”.
- Aplikimi me nr. prot. 3352, datë 20.10.2022, nga Njësia Administrative nr. 9, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 37794, datë 26.10.2022, nga administratori z. Adem Cemurati, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës nr. 52, h. 19, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, Njësia Administrative nr. 9, Tiranë”.
- Aplikimi me nr. prot. 3349, datë 20.10.2022, nga Njësia Administrative nr. 9, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 37798, datë 26.10.2022, nga administratori z. Adem Cemurati, për projektin “Vendosje ashensori në pallat ekzistues në ndërtesën nr. 52, h. 19, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, Njësia Administrative nr. 9, Tiranë”, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”.