Text size
Bazuar në njoftimin e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve me shkresën nr. prot. 30303, datë 09.08.2024, ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 1630, datë 12.01.2024, për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Gusht të vitit 2024, vendosi të shpallë fitues aplikimin e mëposhtme:- Aplikimin me nr. prot. 2270/1, datë 16.08.2024, nga Njësia Administrative nr. 9, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 31176, datë 19.08.2024, nga administratori z. Dardan Mustafaj, për projektin “Vendosje ashensori në objekt ekzistues me kod. 1/3, rruga “Ded Gjo Luli”, Njësia Administrative nr. 9, Tiranë”.