Text size
Bazuar në njoftimin e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve me shkresën nr. prot. 39921, datë 18.10.2024, ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 1630, datë 12.01.2024, për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Tetor të vitit 2024, vendosi të shpallë të suksesshëm aplikimin e mëposhtëm:- Aplikimin me nr. prot. 3909/1, datë 18.10.2024, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 40117, datë 210.2024, nga administratori z. Edmond Bazaiti, për projektin “Vendosje ashensori në objektin 6kt, pallatin nr. 8/2, rruga “Njazi Demi”, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.