SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
PUNONJËS NË POLICINË E BASHKISË SË TIRANËS
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar), nenit 11 të Rregullores së brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës, VKM-së nr.525, datë 11.9.2018, “Për disa ndryshime në vendimin nr.313 datë 1.7.2002 të Këshillit të Ministrave për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpezimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës të ndryshuar”, VKB nr.157 datë 26.12.2019 për “Miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2020”, VKB nr.14 datë 05.02.2020 “Për caktimin e numrit të Punonjësve të Policisë Bashkiake”, Bashkia e Tiranës shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira :
Inspektor në Policinë e Bashkisë së Tiranës (4 inspektorë)
Polic në Policinë e Bashkisë së Tiranës (76 policë)
Kandidatët për polic duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
- Të jetë i moshës nga 19-27 vjeç;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
- Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë;
a- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
b- Curriculum Vitae;
c- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
d- Çertifikatë e përbërjes familjare;
e- Librezë ushtarake ose vërtetim nga dega e mobilizimit ushtarak;
f- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
g- Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
h- Fotokopje e librezës së punës.
i- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
j- Raport mjeko-ligjor për ushtarakë;
k- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
l- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi);
m-Vërtetim nga Gjykata (që nuk është aktualisht në proces gjyqësor);
n- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave (që nuk është person fizik dhe juridik);
p- 2 Fotografi (një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë e Tiranës brenda datës 16.03.2020.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT
Në datën 20.03.2020, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Bashkisë Tiranë, në stendat e informimit të publikut dhe në stendat pranë Policisë Bashkiake, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet testimi. Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Tiranë. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës” (i ndryshuar);
c- Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës;
d- Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Kandidatët në testimin me shkrim dhe intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për vlerësimi e kandidatëve është 100 pikë i detajuar si më poshtë:
Vlerësimi maksimal për dokumentacionin është 25 pikë
Vlerësimi maksimal për testimin me shkrim është 45 pikë
Vlerësimi maksimal për intervistën me gojë është 30 pikë
Kandidatët që marrin 60% (27 pikë) të pikëve të testimit me shkrim, kanë të drejtë të vazhdojnë fazën e intervistës me gojë.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, (testimit me shkrim dhe intervistës me gojë) Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” në faqen e internetit të Bashkisë Tiranë në stendat e informimit të publikut dhe në stendat pranë Policisë Bashkiake. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Tiranë. Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.