Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 8217, datë 24.02.2022 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Korrik të vitit 2022, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 909, datë 27.06.2022, nga Njësia Administrative nr. 3, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 23722, datë 28.06.2022, nga administratori z. Klevi Çollari, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës me kod 131/1, Bulevardi “Zhan D’ark”, Njësia Administrative nr. 3, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 2221, datë 07.07.2022, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 25260, datë 08.07.2022, nga administratori z. Joni Goxhaj, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës në rrugën “Nikolla Tupe”, kod. 15, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 4911, datë 22.06.2022, nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 26903, datë 26.07.2022, nga administratori z. Klevi Çollari, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës me kod 7/1, rruga “Ali Ndroqi”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë”.