Text size
Bazuar në njoftimin e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve me shkresën nr. prot. 19613, datë 24.05.2023, ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 241/1, datë 18.01.2023 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Maj të vitit 2023, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 2601, datë 19.05.2023, nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 19206, datë 22.05.2023, nga administratori z. Eldi Ramadan, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës dhe hidroizolimi i tarracës së ndërtesës me kod 1, rruga “Fatmir Haxhiu”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 2488, datë 15.05.2023, nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 18807, datë 17.05.2023, nga administratori z. Adem Cemurati, për projektin “Vendosje ashensori në pallat ekzistues me kod 34, rruga “Fadil Rada”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë”.
- Aplikimi me nr. prot. 1429, datë 19.04.2023, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 19404, datë 205.2023, nga administratori z. Hasan Frangu, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës të ndërtesës me kod 20, rruga “Mustafa Qosja”, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.
- Aplikimi me nr. 1650, datë 17.05.2023, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 19685, datë 25.05.2023, nga administratori z. Hasan Frangu, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës me kod 29, rruga “Emil Legrand”, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”.
- Aplikimi me nr. prot. 1210, datë 06.04.2023, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 15223, datë 18.04.2023, nga administratori z. Simon Ulndreaj, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së pallatit nr. 17, rruga “Vëllezërit Manastirli”, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 1461, datë 20.04.2023, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 17490, datë 05.05.2023, nga administratori z. Joni Goxhaj, për projektin “Vendosje ashensori në pallat ekzistues me kod 26/1, h. 9, rruga “Tish Daija”, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.