Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 241/1, datë 18.01.2023 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Shkurt të vitit 2023, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 183, datë 20.02023, nga Njësia Administrative nr. 4, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 3190, datë 24.02023, nga administratori znj. Suzana Peposhi, për projektin “Projekt i vendosjes së ashensorit në objektin 5kt në zonën kadastrale 8120 në rrugën “Luçie Miloti”, ndërtesa nr. 37, Njësia Administrative nr. 4, Tiranë”.
-
Aplikimin me nr. prot. 636, datë 03.02023, nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 5055, datë 06.02023, nga administratori znj. Majlinda Hysaj, për projektin “Hidroizolimi i tarracës dhe suvatimi i kupolës së ndërtesës me kod 2, “Rruga e Barrikadave”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë”.
-
Aplikimin me nr. prot. 348, datë 17.02.2023, nga Lagjia nr. 14, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 7427, datë 22.02.2023, nga administratori z. Joni Goxhaj, për projektin “Vendosje e ashensorit në pallat ekzistues nr. 16, rruga “Mikel Maruli”, Lagjia nr. 14, Tiranë”.