Text size
BASHKIA TIRANË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PUNËVE PUBLIKE
DREJTORIA E TRANSPORTIT E TRAFIKUT RRUGOR
NJOFTIM
Në mbështetje të vendimit të Kryetarit të Bashkisë me nr. prot., 40383 datë 16.11.2023 për “Shpalljen e subjektit fitues për fazën e parë në proçedurat e konkurimit për të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse nr.5\b “Institut - Qendër”, ju njoftojmë se:
Subjekti i cili fiton të drejtën e vazhdimit të proçedurave të pajisjes me liçencë për ushtimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse është:
- “SHPRESA - AL” SHPK për linjën nr.5\B: “Institut - Qendër”.
Për të vazhduar proçedurat e pajisjes me liçencë, subjekti i sipërcituar, duhet të dorëzojë dokumentacionin, si më poshtë:
- Formularin e autodeklarimit;
- Ekstraktin e QKB-së, ku të jenë pasqyruar targat e mjeteve që do të çertifikohen;
- Leja e drejtimit për çdo drejtues mjeti me kategoria D (fotokopje e noteruar) dhe kontratat e punës me drejtuesit e automjeteve (me afat jo më pak se një vit, fotokopje e noterizuar ose origjinal);
- Kontratë me ofiçinë riparimi automjetesh (origjinale, bashkëngjitur NIPT-in e ofiçinës);
- Akt-vlerësimin e plotësimit të kushteve të komoditetit;
- Çertifikatat e kontrollit teknik te automjeteve;
- Dëshminë e penalitet për drejtuesit e automjeteve;
- Dokumentin e sigurimit të përgjegjësisë së pronarit të mjeteve të transportit për dëme shkaktuar palëve të treta. (TPL);
- Sigurimin e pasagjerëve;
- Dokumentin e Çertifikatës së Aftësisë Profesionale (ÇAP) për drejtuesit e mjetit;
- Si dhe çdo dokumentacion tjetër që kërkohet sipas standardeve të linjës të përcaktuara në urdhërin përkatës apo legjislacionit në fuqi.
Dokumenti | Shkarko |
Njoftim |