Text size
Bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 39, datë 03.05.2019 për “Miratimin dhe zbatimin e programit “Fondi i Komuniteteve”, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e programit “Fondi i Komuniteteve” (i ndryshuar), kërkojmë nga ana juaj, shpalljen e thirrjes së muajit Tetor 2024 në këndin e njoftimeve, për administratorët e ndërtesave (person fizik/ juridik) dhe të cilët janë të certifikuar në “Librin e Administratorëve”.Aplikimi dorëzohet gjatë 3 javëve të para të muajit, nga data 1 deri më 21 Tetor, pranë Njësisë Administrative dhe duhet të përmbajë dokumentacionin e cituar në programin “Fondi i Komuniteteve” (udhëzues operacional), sipas pikës 3.2.3:
1. Formular Aplikimi (plotësuar në mënyrë elektronike).
2. Dakordësia midis bashkëpronarëve, ku minimalisht të garantohet 75%.
3. Fotokopje të dokumentave të pronësisë së bashkëpronarëve ku do të kryhet investimi.
4. Dokumentacioni ku vërteton se bashkëpronarët kanë paguar taksën për pasurinë e paluajtshme.
5. Projekt Teknik (format A3 origjinale dhe CD), hartuar nga projektues i licensuar.
6. Plan Pune (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
7. Preventiv (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
8. Relacion (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
9. Specifikime Teknike (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
10. Dokumentacion plotësues për familjet në nevojë që përfitojnë 100% të tarifës së investimit:
- Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike:
Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore.
- Për familjarët që kanë në përbërje të tyre anëtarë vetëm persona me aftësi të kufizuar:
Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individët me aftësi të kufizuar.
Certifikatë familjare.
- Për familjet ku përbëhen vetëm nga pensionistë:
Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
Certifikatë familjare.
Llojet e projekteve të kualifikueshëm për bashkëfinancim:
1.Mirëmbajtje Fasadash: Këtu përfshihen lyerje, suvatim fasadash dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese. (Neni 6, VKM 408/2015 i ndryshuar me VKM Nr. 457, datë 29.06.2022).
2. Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara (Neni 6, VKM 408/2015 i ndryshuar me VKM Nr. 457, datë 29.06.2022).
3. Projekte ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike apo impakt pozitiv mjedisor: Këtu përfshihet termoizolimi i fasadave, vendosja e paneleve diellore, (neni 6 dhe 7, VKM 408/2015, i ndryshuar me VKM Nr. 457, datë 29.06.2022 ) etj.
4. Mirëmbajtje tarracash: Këtu përfshihet punime hidroizolimi dhe termoizolimi të tarracave, etj. (neni 6, VKM 408/2015).
5. Mirëmbajtje e shesheve brenda blloqeve të banimit (hapësirave në bashkëpronësi në funksion të blloqeve të banimit, si, por, pa u kufizuar në këndet e lojërave dhe fushave sportive ekzistuese, rehabilitim i shtresave të shesheve (pllaka trotuaresh, riparim asfalti apo shtresash të ndryshme), mbjellje bari/shkurresh/pemësh dekorative, instalime stolash/hapësirash pushimi, vijëzim vendparkimesh dhe sinjalistikë brenda bllokut të banimit, riparime të ndriçimit publik ekzistues, etj. (neni 6 dhe 7, VKM 408/2015).
6. Projekte për vendosje/modernizim/modifikime të rëndësishme të ashensorëve (neni 7, VKM 408/2015).