Text size
Bazuar në njoftimin e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve me shkresën nr. prot. 19176, datë 16.05.2024, ngritur në vijim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë nr. 1630, datë 12.01.2024, për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Qershor të vitit 2024, vendosi të shpallë fitues aplikimin e mëposhtme:- Aplikimin me nr. prot. 1679/1, datë 22.05.2024, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 20065, datë 22.05.2024 si dhe dokumentacionin plotësues të dorëzuar me nr. prot. S-9865, datë 106.2024, nga administratori z. Sotiraq Kyçyku, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së pallatit nr. 7/2, rruga “Isuf Elezi”, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 2339/1, datë 20.05.2024, nga Njësia Administrative nr. 2, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 19766, datë 21.05.2024 si dhe dokumentacionin plotësues të dorëzuar me nr. prot. H-10179, datë 18.06.2024, nga administratori z. Hasan Frangu, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës me kod 104, rruga “Qemal Stafa”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 1609/1, datë 18.06.2024, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 24245, datë 21.06.2024, nga administratori z. Hasan Frangu, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadës së ndërtesës me kod 88/3, rruga “Frosina Plaku”, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”.