Bashkia Tiranë, në kuadër të masave të ndërmarra për kapërcimin e vështirësive social - ekonomike të krijuar nga Covid-19, ka miratuar me Vendim të Këshilit Bashkiak nr. 84 datë 27.07.2020, shtyrjen afatin e dorëzimit të dokumentacionit (faza dytë) si më poshtë:
Të gjithë individët/familjet e shpallura fituese të fazës së parë, kanë edhe 30 ditë kohë, përtej afatit të parashikuar në Udhëzuesin Operacional të miratuar me Vendim nr. 09 të datës 05.02.2020, për të plotësuar dhe dorëzuar pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë, të gjithë dokumentacionin sipas Aneksit 4 bashkëlidhur këtij udhëzuesi dhe pjesë përbërëse e tij.
Afati për aplikim sipas kësaj thirrje, për fazën e dytë fillon me datën 11.08.2020 dhe përfundon në datën 09.09.2020.
Për efekt të zbatimit të këtij programi, do të konsiderohen të vlefshme dokumentet që janë lëshuar nga institucionet kompetente, jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e lëshimit të dokumentit.
Për efekt të këtij programi dokumentacioni ka vlefshmëri ligjore nëse dorëzohen:
· Dokumentacion origjinal ose dokumentacion i njëhësuar me origjinalin (me vulë të thatë)
· Dokumentacion që gjenerohet përmes portalit e-Albania (vulë elektronike)
Dokumenti |
Shkarko |
VKB Nr.84, datë 27.07.2020 |