Bashkia e Tiranës në partneritet me fondacionin “Down Sindrome Albania” është duke zbatuar projektin “Aleanca për zgjerim të shërbimeve të integruara sociale dhe mirëqeverisje në rajonin e Tiranës”. Ky projekt mbështetet nga Programi “Local level partnerships to advance social inclusion in Albania”, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti ka si qëllim kryesor të sigurojë përfshirje sociale nëpërmjet shërbimeve të integruara të kujdesit social për personat me aftësi të kufizuara nga familje me vështirësi ekonomike që jetojnë në Tiranë, krahas përmirësimit të kapaciteteve të profesionistëve të fushës së aftësisë së kufizuar dhe institucioneve të pushtetit vendor për rritjen cilësore të shërbimeve, qeverisje të mirë dhe transparencë.
Në kuadër të përmbushjes së objektivave të këtij projekti, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja, kërkon shtyrjen e afatit për aplikimin e ekspertëve, të cilët do të ofrojnë kurset e autonomisë sociale për adoleshentët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, deri në 20 Qershor 2024.
Dokumenti |
Shkarko |
Shtyrje afati për dorëzim dokumentacioni për vend të lire pune |