Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore, ligjit nr.89/2022, datë 15.5.1997 “Për Policinë Bashkiake”, VKM-së nr.452 datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”, VKB nr.41 datë 28.04.2022 “Për numrin e Përgjithshëm të Punonjësve të Policisë Bashkiake”, Njësia e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Tiranë do të shtyjë afatin e dorëzimit të dokumentacionit për vende të lira :
Polic në Policinë e Bashkisë së Tiranës ( 7 policë) deri në datën 27.11.2023.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) kërkesën;
b) jetëshkrimin;
c) fotokopjen e kartës së identitetit;
ç) fotokopjet e noterizuara të diplomës të arsimit të mesëm të lartë;
d) 2 (dy) foto me përmasa 4 x 6 cm;
dh) raportin mjekoligjor mbi gjendjen shëndetësore;
e) certifikatën e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
f) vërtetimin nga prokuroria për qenien ose jo në ndjekje penale;
g) vërtetimin nga gjykata për çështje në proces gjykimi;
h) dokumentet për vërtetimin e përvojës në punë apo librezën e punës;
i) vlerësimin e fundit të punës, kur aplikantët vijnë nga administrata publike;
j) vërtetimin që të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna që nuk është shuar ose të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
k) vërtetimin që të mos jetë larguar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë e Tiranës brenda datës 27.11.2023.