Për të aplikuar për Fondin e Komunitetit administratori duhet të jetë i listuar tek "Libri i Administratorëve" mbajtur nga Bashkia Tiranë, gjithashtu duhet të ketë lidhur kontratë me kryesinë e pallatit.
Kriteret Bazë për të aplikuar në Programin Fondi i Komuniteteve:
Objekti duhet të jetë i regjistruar tek Agjensia Shtetërore e Kadastrës. (Hipotekuar)
Objekti duhet të ketë Kryesi të regjistruar tek “Regjistri i Bashkëpronësisë” mbajtur nga Bashkia Tiranë.
Kryesia duhet të ketë lidhur kontratë administrimi me administrator të regjistruar në “Librin e Administratorve” mbajtur nga Bashkia Tiranë.
Administratori duhet të dorëzojë në Njësinë Administrative përkatëse dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Formular Aplikimi (plotësuar në mënyrë elektronike).
2. Dakordësia midis bashkëpronarëve, ku minimalisht të garantohet 75%.
3. Fotokopje të dokumentave të pronësisë së bashkëpronarëve ku do të kryhet investimi.
4. Dokumentacioni ku vërteton se bashkëpronarët kanë paguar taksën për pasurinë e paluajtshme.
5. Projekt Teknik (format A3 origjinale dhe CD format DWG), hartuar nga projektues i licensuar.
6. Plan Pune (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
7. Preventiv (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
8. Relacion (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
9. Specifikime Teknike (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
10. Dokumentacion plotësues për familjet në nevojë që përfitojnë 100% të tarifës së investimit:
➢ Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike:
Certifikatën e pronësisë.
Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore.
➢ Për familjarët që kanë në përbërje të tyre anëtarë vetëm persona me aftësi të kufizuar:
Certifikatën e pronësisë.
Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individët me aftësi të kufizuar.
Certifikatë familjare.
➢ Për familjet ku përbëhen vetëm nga pensionistë:
Certifikatën e pronësisë.
Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
Certifikatë familjare.
Të gjitha dokumentat dorëzohen tek Njësia Administrative përkatëse.
Dokumenti |
Shkarko |
Formular Aplikimi |
|
Deklaratë dakordësie |
|
Listë e Dokumenteve të Dorëzuara të Aplikimit për Fondin |
|
Preventiv punimesh |