Në datat 5 - 15 maj u organizua në Tiranë, Festivali i Pranverës, Spring Festival nga agjencia REDCLOUD me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.
Ky festival bëri bashkë shumë eksperienca artistike dhe kulinarie. Sesionet e këtij festivali iu dedikuan artit vizual si pikturë, skulpturë, punime balte, qeramike, punime rezine, punime me fije, filigramë dhe punime të tjera artizanale.
Aktivitetet ishin nga më të larmishmet, si koncertet live nga artistë të mirënjohur si Marsela Çibukaj me bandën e saj, grupi West Side Family, Alban Nimani me bandën e tij, Venera dhe Lindi, Orgesa Zaimi, 3 Musketjerët me bandën e tyre etj. Njëkohësisht ky aktivitet u dha mundësinë artistëve të rinj të ngjiten në skenë përpara një audience të madhe.
Në këtë festival pati pjesëmarrje të gjerë edhe të restoranteve, pastiçerive , kafeneve, bareve, kantinave të verës, të prodhuesve të birrës etj, të cilët shpalosën mundësinë e testimit të produkteve dhe kombinimit të tyre.
Gjatë këtij festivali pati gjithashtu garage sale për të rritur dhe fëmijë, shfaqje teatrale për të rritur, cooking show, me pjesëmarrjen e shefave të kuzhinës shqiptare, si dhe të food bloggers të cilët kanë një audiencë të madhe në rrjete sociale dhe e benë këtë festival më të njohur .
Target grupi i këtij aktiviteti ishte nga mosha 5 deri ne 65+ vjeç. Festivali u ndoq nga një numër i lartë pjesëmarrësish që shijuan performancat artistike, recetat origjinale nga e gjithë bota si edhe dhe ato tradicionale.