Përfitohet nga individët që plotësojnë këto kritere:
- Të jenë persona me aftësi të kufizuara për të cilët është i pamundur të sigurohet kujdesi në familje dhe sipas moshës, llojit dhe shkallës së dëmtimit i jepen format e duhura institucionale të kujdesit;
- Të jenë të moshuar e të sëmurë rëndë, që vuajnë nga ndryshime të përhershme të gjendjes shëndetësore.
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën personale nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civilei vitit 2010;
- Certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civilei vitit 2010;
- Fotografinë e individit (2 copë);
- Raportin mjekoligjor që përcakton gjendjen shëndetësore të personit;
- Vërtetimin nga sigurimet shoqërore për përfitimindhe masën e përfitimit të pensionit të pleqërisë apo ndonjë lloj tjetër pensioni;
- Vendimin e komisionit përgjegjës tëvlerësimit të aftësisë së kufizuarqë përcakton aftësinë e kufizuar në rastin e personit me aftësi të kufizuar;
- Verifikimine gjendjes social-ekonomike të familjes, si dhe të të ardhurave personale të personit me aftësi të kufizuar të lëshuar nga administratori shoqëror i njësisë së qeverisjes vendore, sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale;
- Verifikimin nga sistemi bankar të burimeve financiare të individit, i marrë me autorizimin përkatës të individit.