Projekti ReLOaD synon forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile, pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje, nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Bashkia Tiranë, e angazhuar për të shpallur thirrjen e katërt ReLOaD duke respektuar parime si transparenca, gjithëpërfshirja, shpejtësia, vijimësia dhe universaliteti, do të organizojë një takim konsultues me OShC të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Tiranë, me qëllim përcaktimin e prioriteteve të thirrjes. Takimi do të zhvillohet në datë 04.07.2023, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe do të trajtojë dy cështjet e mëposhtme:
I) Caktimi i tre prioriteteve finale për thirrjen e katërt;
II) Përzgjedhja e anëtarëve të OShC-ve pjesëmarrëse në takim të cilët do të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të projekteve
Fushat prioritare të propozuara nga Bashkia Tiranë janë:
1. Sporti dhe të jetuarit shëndetshëm
2. Adaptimi ndaj ndryshimeve klimaterike (NBS)
3. Fuqizimi i pjesëmarrjes publike
4. Reduktimi i pabarazisë midis zonave urbane dhe rurale
5. Nxitja dhe promovimi i turizmit
Gjithashtu gjatë takimit do të njiheni shkurtimisht me programin ReLoad dhe projektet e zbatuara në Bashkinë Tiranë.
Për konfirmimin e pjesëmarrjes suaj si edhe çdo pyetje mund t’i shkruani personit të kontaktit, Anxhela Doku në adresën [email protected]
Faleminderit dhe ju mirëpresim në këtë takim.