Bashkia Tiranë, e angazhuar për të rritur bashkëpunimin me shoqërinë civile në përgjigje të prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve, po përgatit hapjen e thirrjes së pestë ReLOaD. Programi ReLOaD synon forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile, pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje, nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile, si edhe metodologjia e përdorur mbështetet në parime si transparenca, gjithëpërfshirja, vijimësia dhe universaliteti, me qëllim arritjen e përfitimeve më të mëdha për komunitetin vendor.
Ftojmë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Tiranë të na bashkohen në takimin konsultues për prioritetet e thirrjes. Takimi do të zhvillohet në datë 15.02.2024, ora 10:30 në sallën e Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe do të trajtojë dy cështjet e mëposhtme:
-
Përcaktimi i tre prioriteteve të thirrjes;
-
Përzgjedhja e anëtarëve të OShC-ve pjesëmarrëse në takim të cilët do të jenë pjesë e komisionit të vlerësimit të aplikimeve
Fushat prioritare të propozuara nga Bashkia Tiranë janë:
1. Përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve klimatike
2. Demokracia pjesëmarrëse në nivel vendor
3. Fuqizimi i të rinjve dhe migrantëve
4.Transformimi digjital dhe qytetet inteligjente
5. Nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor
Për konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj si edhe për çdo pyetje sqaruese mund t’i shkruani personit të kontaktit, znj. Anxhela Doku në adresën [email protected].