Projekti "Shtrati i Lumit Lana - Zhvillimi Urban" konsiston në zhvillimin urban të lumit Lana me 1.8 km duke filluar nga Ura Teknologjike e Rrugës së Kavajes, ku bulevardet paralele Gjergj Fishta dhe Bajram Curri përfundojnë aktualisht, përmes një zone deri në rrugën Teodor Keko, një arterie kryesore që zgjat unazën e re deri në autostradën Tiranë - Durrës. Projekti përfshin gërmimet, drejtimin dhe kanalizimin e lumit, krijimin e argjinaturave me profil të ngjashëm si për bulevardet ekzistuese, ndërtimin e dy bulevardeve me korsi të dyfishtë në secilën anë të lumit, shtrimin e tubave të kanalizimeve për t'u lidhur me rrjetin në ndërtim, dhe zhvillimi i ri urban në tokën e kërkuar. Ky Projekt është në përputhje me Masterplanin Tirana 2030.
Projekti pritet të rezultojë në një cilësi të përmirësuar të jetës, sigurisë publike dhe uljen e kostove të shkaktuara nga përmbytja duke ndihmuar kështu qytetin të bëhet më elastik dhe i përshtatur me ndryshimet klimatike. Projekti do të kontribuojë në një mjedis të përmirësuar dhe do të promovojë rritjen ekonomike dhe punësimin lokal gjatë fazës së ndërtimit.
Me rastin e prezantimit të projektit, informojmë të gjithë banorët e zonës që të jenë të pranishëm më 20.06.2020, ora 10:00 në oborrin e Shkollës "Dhora Leka" për zhvillimin e Takimit të parë të Këshillimit. Pjesëmarrja juaj do të ishte e vlefshme për të patur një proçes sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur. Ky konsultim mbahet në përputhje me Legjislacionin Lokal dhe Standardet e Bankës Evropiane të Investimeve në rolin e bashkëfinancuesve dhe monitoruesve të projekteve.
Të gjitha udhëzimet në lidhje me Covid-19 dhe masat e parandalimit dhe mbrojtjes të përshkruara nga autoritetet kompetente do të respektohen gjatë takimit. Për personat që nuk janë në gjendje të marrin pjesë, informacioni i dhënë në takim do të vihet në dispozicion në faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës (www.tirana.al), pas përfundimit të takimit.
Bashkangjitur mund të gjeni Axhendën e Takimit.