Dea Xhafa
Dea Xhafa ka lindur në Tiranë, në vitin 1999 dhe studion në klasën e 13, në Shkollën Teknike Ekonomike. Gjuhët e huaja dhe matematika janë lëndët ku Dea shfaq prirjet e saj, ndërkohë që në të ardhmen ajo synon të vijojë studimet jashtë vendit. Në aspektin social, Dea ka marrë pjesë në një organizatë jo qeveritare si “Europian Youth Parlament” e cila ka si qëllim informimin dhe aktivizimin e të rinjve lidhur me çështje të Bashkimit Europian.
Geisi Albert Shima
Nxënës i shkollës “Teknike-Ekonomike” në klasën e XIII. Dëshiron të vazhdojë studimet për ekonomi dhe aftësitë e përfituara ti vendosë në shërbim të rritjes së mundësive për të rinjtë.
Sibora Ilir Bega
Nxënëse e shkollës “Teknike-Ekonomike” në klasën e XI. Interesohet të ndjekë studimet në degën Ekonomi/Financë.