Tërmeti ose lëkundja krijohet për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës ose goditjes. Pasojë e kësaj është të dridhurit e tokës për shkak të lirimit të energjive të mëdha. Fuqia e lëkundjeve varet nga shumë faktorë. Përkundër bindjes së përhapur se këto janë dukuri të rralla, tërmetet ndodhin shumë shpesh. Për fat, numri më i madh është me intensitet të dobët i cili nuk shkakton dëmtime. Tërmeti nuk mund të parashikohet, por mund të mësojmë se si të mbrohemi. Intensiteti i tërmetit manifestohet me efekt shkatërrues në epiqendrën e ndodhjes së tij. Shprehet në shkallë të ndryshme, zakonisht me Shkallë të Merkalit deri 12 ballë. Manjituda e tërmetit, nga ana tjetër, paraqet njësinë e matjes së sasisë së energjisë së liruar në epiqendër, në vatër të tërmetit. Shprehet në shkallën Rihter e cila nuk e ka kufirin e epërm, por meqenëse deri më sot nuk është shënuar tërmet më i fuqishëm se 10 ballë, zakonisht paraqitet deri në 9 njësi.
Çfarë të bëjmë përpara një tërmeti?
- Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet, atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe soletës.
- Mundohuni të shmangni vendosjen e mobiljeve të rënda.
- Siguroni mirë në mure raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.
- Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.
- Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat, të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.
- Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.
- Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit.
- Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrik dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë ku ndodhen.
- Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.
Si duhet vepruar gjatë kohës së tërmetit?
- Qëndroni të qetë dhe të shtruar dhe mos t’ju kapë paniku. Duhet të jeni të vetëdijshëm se disa tërmete janë vetëm fillestare dhe që shumë shpejt mund të pasohen nga të tjerë termete më të fuqishëm.
- Mos t’ju kapë paniku.
- Mos u përpiqni të ikni.
- Uluni në dysheme, mblidhuni lëmsh dhe mbroni kokën.
Udhëzimet gjatë kohës së tërmetit nëse gjendeni në hapësirë të mbyllur
- Gjeni strehim në vende të sigurta në shtëpi siç janë: parvazi, muret mbajtëse, vendin nën tavolinë, nën mobiliet e forta dhe qëndroni derisa zgjat lëkundja, ose mbuloni fytyrën tuaj dhe kokën me duar dhe shkoni në kënd të mureve të brendshme të dhomave.
- Largohuni nga xhamat, dritaret, muret e jashtme dhe dyert, dhe nga çdo gjë që mund të bjerë, siç janë llambadarët ose raftet.
- Nëse jeni në shtrat, uluni pranë shtratit dhe mbroni kokën.
- Qëndroni në shtëpi derisa të zgjasë lëkundja dhe deri sa të jetë e rrezikshme të dilni (hulumtimet kanë treguar se lëndimet më të mëdha krijohen kur njerëzit përpiqen të dalin nga ndërtesa gjatë kohës së lëkundjes). Nga ndërtesa përdhese ose nga kati i parë mund të dilni në ambient të hapur, por duhet të kini kujdes të qëndroni në largësi të sigurt nga ndërtesa.
- Gjatë gjithë kohëzgjatjes së tërmetit duhet të shmangni përdorimin e ashensorëve dhe shkallëve.
- Mos e përdorni ashensorin.
- Mos dilni në tarracë ose ballkon.
- Mos i mbani raftet mbi kokë.
- Nëse jeni afër ndërtese të lartë ose brenda saj, largohuni nga xhamat dhe nga muret e jashtme.
- Nëse jeni në objekt publik (shkollë, ndërmarrje, qendër tregtare, qendër për çlodhje/rekreacion ose dyqan) qëndroni të qetë dhe përpiquni të mos ju kapë paniku. Rrini larg nga masa e njerëzve të cilët i ka kapur paniku dhe janë nisur në drejtim të daljeve.
- Duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ndërpritet energjia dhe që alarmet mund të mos bien.
- Gjithnjë duhet të keni gati elektrikun e dorës dhe tranzistorin me bateri rezervë.
- Mbyllini menjëherë të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazit dhe ujit. Nëse e keni përdorur cilindo burim të nxehtësisë, shkyçeni kur të qetësohet lëkundja.
- Nëse bie zjarr përpiquni ta fikni dhe të njoftoni zjarrfikësit
- Nëse është e nevojshme dhe nëse keni mundësi bashkohuni ekipeve për shpëtim nga gërmadhat dhe merrni pjesë në kërkim dhe dhënien e ndihmës viktimave nën gërmadha të objekteve të rrënuara.
Si të silleni gjatë gjatë tërmetit nëse jeni në vend të hapur
- Largohuni nga rrjeti ndriçues, kabllot elektrikë dhe nga ndërtesat; rreziku më i madh është në afërsi të ndërtesave, në dalje dhe pranë mureve të jashtme.
- Nëse jeni në rrugë, kini kujdes nga objektet të cilat mund t’ju bien, siç janë oxhakët, qeramidhet nga çatitë, xhamat e thyera të dritareve dhe të ngjashme si këto.
- Ruani kokën me duar ose me çantë.
Si të silleni gjatë tërmetit nëse jeni në makinë
- Ndaluni nëse siguria në komunikacion ju lejon.
- Shmangni ndaljen në afërsi të ndërtesave, drurëve, mbikalime ose kabllove elektrike.
- Vazhdoni me kujdes kur të ndalet lëkundja. Shmangni rrugët, urat, ose postblloqet të cilët ndoshta janë dëmtuar nga lëkundja.
Si të sillemi nëse gjendemi nën gërmadha
- Mos ndizni shkrepëse.
- Mos lëvizni.
- Mbuloni gojën me shami ose me pëlhurë.
- Goditni gypat ose murin që ekipet e shpëtimit të mund t’ju gjejnë. Nëse keni bilbil përdoreni. Bërtitni vetëm nëse kjo është mundësia e fundit. Të bërtiturit mund të shkaktojë thithjen e sasisë së madhe të rrezikshme të pluhurit.
- Ruajeni vetëdijen dhe përpiquni të orientoheni.
- Nëse jeni të shtypur nga materiali, filloni me mënjanimin e ngadalshëm, me këtë rast kurseni forcën dhe ruajuni nga objektet e mprehta dhe nga lëndimi i mëvonshëm.
Si të sillemi pas goditjes së parë të tërmetit
- Duhet të jeni të gatshëm për lëkundjet e ardhshme. Nëse objekti është i dëmtuar, për shkak të mundësisë së krijimit të tërmetit më të fuqishëm, braktiseni të qetë, pa panik dhe sipas radhës: nëna me fëmijët, pleqtë, të sëmurët, invalidët, etj.
- Nëse gjendeni në objekt të dëmtuar dhe e ndjeni aromën e gazit ose i shihni kabllot e shkëputur, mos i ndizni qirinjtë dhe shkrepëset për shkak të rrezikut nga zjarri dhe shpërthimi.
- Shikoni a mos është ndokush i lënduar.
- Mos i lëvizni personat seriozisht të lënduar.
- Përcillni udhëzimet e organeve kompetente.
- Përdorni telefonin vetëm në rast të domosdoshmërisë që të mos ngarkohen linjat telefonike.
- Mos i përdorni automobilat për të mos penguar ekipet e shpëtimit në ushtrimin e funksioneve të tyre.
- Shmangni hyrjen në shtëpi sidomos nëse ka dëmtime, nëse vjen era gaz ose shihni kabllo të dëmtuar
Çfarë duhet të bëjmë pas tërmetit?
- Sigurohuni që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.
- Dilni me kujdes nga banesat.
- Mos harroni të vishni këpucët, pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoni këmbët.