Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Thirrje e hapur

  • Kreu
  • Shërbimet Publike
  • Njoftime/Sondazhe
  • Njoftime
  • Thirrje e hapur
Thirrje e hapur

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa
     
    KOMISIONI I VLERËSIMIT DHE NEGOCIMIT
     
    THIRRJE E HAPUR
     

    Komisioni i vlerësimit dhe negocimit i ngritur në mbështetje të ligjit 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: "Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", shpall thirrjen publike për realizimin e procedurës me objekt “Projektimi dhe realizimi i  projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

    Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nëpërmjet kësaj thirrje fton te gjitha palët e interesuara të paraqesin propozimin e tyre për realizimin e projektit te zhvilllimit të zonës urbane të Teatrit Kombëtar përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

    Referuar VKM-së Nr.352, date 04.04.2019 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e Kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, Komisioni i Vlerësimit dhe negocimit përcaktoi Kriteret Kualifikuese për palët private të interesuara sa më poshtë vijon:



    1.    Pala private e interesuar duhet të vërtetojë se përmbush të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligjin nr. 37/2018, si dhe plotëson të gjitha kërkesat minimale të projektimit sipas aneksit të VKM-së nr. 352, datë 04.04.2019.

    2.    Pala Private e interesuar dorëzon dokumentacionin që vërteton se:
           a) nuk është në proces falimentimi,
           b) nuk është dënuar për shkelje penale, sipas parashikimeve të legjislacionit për përgjegjësinë penale të personit juridik,
           c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës të formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit,
           ç) ka plotësuar detyrimet fiskale,
           d) ka paguar të gjithë detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga administrata tatimore.
    3.    Pala private e interesuar duhet të ketë një xhiro vjetore shumatorja e të cilës për tri vitet e fundit të jetë jo më pak se 40% të vlerës së kostos së projektit të propozuar prej saj në këtë procedurë, duke e vërtetuar këtë me anë të vërtetimeve të lëshuara nga administrata tatimore si dhe me pasqyrat financiare të tre viteve të fundit.
    4.    Pala private e interesuar duhet të depozitojë të gjitha licensat profesionale dhe çertifikimet e vlefshme, sipas aneksit 2 të VKM-së nr. 352, datë 04.04.2019.
    5.    Pala Private e interesuar duhet të vërtetojë realizimin e projekteve të ngjashme gjatë 5(pesë) viteve të fundit të aktivitetit të tij, shumatorja e të cilave të jetë jo më pak se 40% e sasisë ndërtimore (m2) totale të ofertuar prej tij në këtë procedurë në vijim të thirrjes së hapur. Realizimi i suksesshëm i punimeve duhet të vërtetohet me dokumentet, si më poshtë vijon:
    a)   leje ndërtimi ose kontratë sipërmarrje,
    b)   situacion përfundimtar,
    c)   akt kolaudimi,
    ç)   referenca nga punëdhënësi duke shprehur sasinë në m2 ndërtim të realizuar.
    6.   Pala private e interesuar duhet të paraqesi sigurimin e ofertës në nivelin e 2% të vlerës së kostos së projektit të propozuar prej tij në këtë procedurë në vijim të thirrje së hapur.
    7.   Pala e interesuar duhet të paraqesë analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, parcelat e prekura, sipërfaqen e përgjithshme publike e private të projektit, studimet topografike dhe gjeologjike, përshkrimin konstruktiv, funksional e teknik të projektit, ndikimet mjedisore dhe sociale, aksesueshmërinë nga automjetet dhe këmbësorët, periudhën e vlerësuar të ndërtimit të teatrit dhe analizën ekonomike e financiare.    
    8.   Pala private e interesuar duhet të vërtetojë se është pronare e truallit ose posedon marrëveshjet përkatëse me pronarët privatë, minimumi në masën 40% e sipërfaqes totale të pronës private që preket nga projekti i zhvillimit të zonës dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar. 
    9.   Kërkesat sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të pikës 1, plotësohen me dorëzimin e ekstraktit të rregjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, ekstraktit mbi historikun e subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, si dhe vetëdeklarimin e subjektit mbi gjëndjen gjyqësore.
    10.  I gjithë dokumentacioni duhet të jetë i lëshuar jo më parë se 3(tre) muaj nga data e dorëzimit të shprehjes së interesit nga palët private të interesuara (me përjashtim të pikave 4, 5, 7 dhe 9 të sipërcituara).
    11.   I gjithë dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë origjinal ose kopje e noterizuar si dhe i shkruar në gjuhën shqipe (në rast se është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i shoqëruar me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe nga një përkthyes i licensuar sipas legjislacionit në fuqi).

    Gjithashtu informojmë se çdo palë private që kalon fazën kualifikuese, do të vlerësohet nga komisioni sipas Kritereve Vlerësuese në shumën totale 100 pikë, nga të cilat 70 pikë përbëjnë vlerësimi maksimal për Kriterin Teknik dhe 30 pikë përbëjnë vlerësimin maksimal për Kriterin Ekonomik të përcaktuara si më poshtë vijon:

    1. Komponentët e kriterit teknik (totali 70 pikë)
    a) Projektideja e zhvillimit të zonës (60 pikë), ku do të vlerësohen këto nënelemente:
    i. masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20 %):

    Pala private do të vlerësohet ne bazë të konceptit të projektit të paraqitur dhe tërësinë e ideve që gjenerojnë formën finale të objektit dhe të hapësirave përreth tij.
    Projektideja do të vlerësohet mbi bazën e marrëdhënies dhe të ndërveprimit të pjesës së eksterierit me atë të interierit.
    Planvendosja në terren e objekteve, duke marrë parasysh orientimin ndaj dritës, hijëzimin aty ku është e nevojshme, organizimin e sheshit.
    Faza e projektimit skematik dhe konceptual e cila do të sigurohet nga Pala Private:
    - koncepti i objektit;
    - masterplani shkalle 1:500;
    - aksesueshmëria nga Automjetet dhe Këmbësorët;
    - genplan i përgjithshëm i objektit dhe sistemimet e jashtme, shkalla 1-500;
    - skemë distributive, organizimi i hapësirave të Teatrit;
    - planimetritë e Teatrit, të të gjitha kateve të propozuara e të mobiluar, shkalla 1 -200;
    - të paktën 3 prerje A-A, shkalla 1-200;
    - fasadat e objektit, shkalla 1 -200;
    - të paktën 4 imazhe render të jashtme, 2 imazhe render të hapësirave të brendshme;
    - të paktën 1 aksionometri volumetrike ose render.

    ii. arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %):
    Pala private do të vlerësohet duke marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:
        • Marrëdhënia me kontekstin urban dhe hapësirën publike;

        • Marrëdhënia mes hapësirave të jashtme dhe hapësirave të brendshme;

        • Sipërfaqja totale e Teatrit të Ri Kombëtar, duhet të jetë jo më pak se 8000 m2 ndërtim, ku hapësira për shfaqjet të përbëhet nga 3 salla (me një auditorium kryesor me minimumi 600 vende, një sallë sekondare me një kapacitet prej 350 vendesh, si dhe një sallë eksperimentale (blackboX) me një kapacitet prej 150 vendesh;

    iii. organizimi i brendshëm (pesha 40 %):
        • Organizimi funksional dhe krijimi hapësirave për realizimin e “Produksioneve” (auditorium, hapësira për aktorët/për publikun, recepsion, foyer, auditori i hapur, auditoret e vogla si edhe të gjitha hapësirave mbështetëse, sallat e provave, punëtoritë, garderobën, hapësirat për dekorin, rekujziten, dhomat e aktoreve, zyrat e administratës, volumet ndihmëse të skenave, oxhaku i skenës, hapësirat për vendosjen e makinerive të skenës dhe nënskenës si dhe krijimi i funksionalitetit dhe harmonizimit të hapësirave të shfaqjeve me hapësirat ndihmëse për realizimin e produsioneve).
        • Organizimi i brendshëm dhe orientimi i hapësirave të brendshme;
        • Skema e qarkullimit për publikun dhe artistët;
        • Aksesueshmëria nga Automjetet dhe Këmbësorët;
        • Krijimi i “Hall of Fame” në ambientet e brendshme të Teatrit e cila duhet të jetë e karakterit muzeal dhe do të funksionojë për njohjen e publikut me traditën dhe historinë e Teatrit Kombëtar Shqiptar.

    b) Niveli (në %) i gëzimit të të drejtave mbi pronën, referuar sipërfaqes totale të pronës private që preket nga projekti (5 pikë);

    c) Koha e realizimit të ndërtimit (5 pikë).


    2. Komponentët e kriterit ekonomik, i referohen ofertës për projektimin, ndërtimin, mobilimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin (totali 30 pikë)
    a) çmim kosto teatri për m2, sipas kostos së projektit të propozuar (10 pikë);
    b) sasia (në %) e propozuar për m2 pjesë takuese që do të përfitohet nga pala shtet (20    
        pikë). 
    Sqarojmë palët private të interesuara se pjesë e dokumentacionit të dorëzuar duhet të jenë dhe Lincensat dhe Çertifikatat e përcaktuara në Aneksin 2 të VKM-së nr. 352, datë 04.04.2019 “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e Kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si më poshtë vijon:
    1. Licenca Profesionale e Shoqërisë Ndërtuese, për realizimin e punimeve, sipas modelit të lëshuar nga Ministria përkatëse në kategoritë:
    PUNIME TË PËRGJITHSHME NDËRTIMI
    - NP-1 E Punime gërmimi në tokë
    - NP- 2 G Ndërtime civile dhe industriale
    - NP-12 G Punime të inxhinierisë së mjedisit
    PUNIME SPECIALE NDËRTIMI
    - NS-1 E Punime për prishjen e ndërtimeve
    - NS-3 C Impiante ngritëse dhe transportuese (ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues)
    - NS-4 G Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rifiniture me material druri,
            plastik, metalik, xhami dhe rifiniture të natyrës teknike ndërtuese        
    - NS-8 F Ndërtime parafabrikat beton arme, struktura metalike dhe druri
    - NS-9 G Punime strukturore speciale
    - NS-10 G Shtresa dhe mbistruktura speciale
    - NS-12 D Impiante teknologjike, termike dhe të kondicionimit
    - NS-14 F Impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni TV etj.
    - NS-18 D Punime topogjeodezike
    - NS-20 C Shpime gjeologo-inxhinierike, puse e shpime për ujë
    Për Operatorët e huaj të bëhet njehsimi i licencës profesionale që disponojnë nga vendi i origjinës pranë Ministrisë përkatëse, në plotësim të licencave profesionale të kërkuara për ekzekutimin e kontratës.
    2. Licencë për Restaurimin e Monumenteve të Kulturës kategoria "c", lëshuar nga Ministria e Kulturës.
    3. Licencë lidhur me ndikimin në mjedis të lëshuar nga QKB-ja (Kodi III.2.A).
    4. Licencë mbi grumbullim dhe transportim të mbetjeve urbane të lëshuar nga QKB-ja (Kodi III.2.B).
    5. Licenca profesionale për projektim (lëshuar nga ministria përkatëse), e vlefshme.
    6. Pala private duhet të jetë e Certifikuar sipas standardeve ISO të lëshuara nga organizmat e vlerësimit të konformitetit, të cilat janë të akredituara nga DPA ose nga organizmat ndërkombëtare akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë, konkretisht:
    - ISO 9001-2015 (Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë);
    - ISO 14001-2015 (Sistemi i Menaxhimit Mjedisor);
    - OHSAS 18001-2007 (Sistemi i Menaxhimit dhe Sigurisë në Punë);
    - ISO 39001-2012 (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Trafikut Rrugor).

    Informojmë te gjitha palët e interesuara se evidentimi i sipërfaqeve në pronësi private si dhe në pronësi shtet për zonën të parashikuar për zhvillim, mund të tërhiqet pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia e Tiranës, duke filluar nga data e publikimit të thirrjes së hapur në Buletinin e Njoftimeve Publike.

    Sqarojmë palët e interesuara se propozimi për zhvillimin e projektit, duhet të përmbajë, minimalisht, dokumentacionin, si më poshtë vijon:
    a) Analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, sipërfaqen e përgjithshme publike e private të zbatimit të projektit, studimet topografike dhe gjeologjike, përshkrimin konstruktiv, funksional e teknik të projektit, standardet teknike, periudhën e vlerësuar të ndërtimit të teatrit;
    b) Analizën ekonomike dhe financiare, e cila duhet të përmbajë kostot e projektit;
    c) Çdo dokumentacion tjetër, që do t'i shërbejë për kryerjen e negociatave;
    ç) Sigurimin e ofertës me 2% të vlerës së projektit të propozuar.
    Palët private të interesuara mund të konsultohen me ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe vendimin nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar”. 
    Dorëzimi i dokumentacionit duhet të kryhet brenda 60 ditësh dita e publikimit të kësaj thirrje në protokollin e Bashkisë Tiranë.

    Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave : data 19.09.2019, Ora 14:00


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni