Në kuadër të partneritetit në projektin COMMAND–d Financuar nga “UNION CIVIL PROTECTION MECHANISM UCPM -2019 PP-AG NUMBER 873108", Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:
“Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme për Përgatitjen e Materialeve Ndërgjegjësuese-WP4”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhezime mbi tenderin dhe njoftimi i kontratës
- Draft Kontratë Marreveshjeje dhe Kushtet e veçanta me anekset përkatëse
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Termat e Referencës;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë)
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
Informacionet e tjera:
- Tabela e përputhjes Administrative
- Tabela e Vlerësimit
- Formati i aplikimit në tender;
- Instruksionet e tenderit;
Emri |
Shkarko |
Thirrje Interesi për “Ekspertizë dhe Shërbime në Përgatitjen e Materialeve Promovuese” –Projekti COMMAND-d financuar nga “UNION CIVIL PROTECTION MECHANISM UCPM -2019 PP-AG NUMBER 873108 |
|
Dokumenta Shtesë |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajnë, një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, e cila duhet të dorëzohet në zarfat e ndara dhe të permbaje një palë dokumenacion të shënuar si “Origjinal “.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
- Adresa e aplikantit të interesuar;
- Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
- Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja e frazësnës hqip “Mos të hapet për para fazes së hapjes së ofertave të tenderit”
- Emri i shoqërisë së interesuar.
Për projektin “Command –d”, në adresën e mëposhtme:
Bashkia Tiranë, nd: Torre Drini, Rruga ”Abdi Toptani”, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja, Zyra Nr 12, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri me 06.04.2022, brenda ores 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referohuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.