Në kuadër të partneritetit në projektin FAME financuar nga “European Union under the Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA) Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro 2014/2020;
Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:
“Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme për Expert për Menaxhimin e Projektit FAME”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhezime mbi tenderin dhe njoftimi i kontratës
- Draft Kontrate Marreveshjeje dhe Kushtet e vecanta me anekset përkatëse
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Termat e References;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë)
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
Informacionet e tjera:
- Formati i aplikimit në tender;
- Instruksionet e tenderit;
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe
anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajnë, një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, e cila duhet
të dorëzohet në zarfat e ndara dhe të permbaje një palë dokumenacion të shënuar si “Origjinal “.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
a) Adresa e aplikantit të interesuar;
b) Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
c) Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe ekuivalentja e frazësnë shqip “Mos të hapet për para fazes së hapjes së ofertave të tenderit”
d) Emri i shoqërisë së interesuar.
Për projektin “FAME NO 414”, në adresën e mëposhtme:
Bashkia Tiranë, Nd: ”Torre Drini”, Rruga ”Abdi Toptani”, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja, Zyra Nr 12, Tiranë, Shqipëri.
Aplikimet pranohen deri me 29.04.2022, brenda ores 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar ketu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.
Dokumenti |
Shkarko |
Dokumentat standard |
|
Thirrja |