Në kuadër të partneritetit në projektin Crosswater financuar nga “Pre-Accession Assistance IPA Interreg IPA CBC Italy- Albania – Montenegro", Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:
“Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme për Publikimin e spotit të dedikuar në Radio”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhezime mbi tenderin dhe njoftimi i kontratës
- Draft Kontrate Marreveshjeje dhe Kushtet e vecanta me anekset përkatëse
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Termat e References;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë)
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
Informacionet e tjera:
- Formati i aplikimit në tender;
- Instruksionet e tenderit;
Emri |
Shkarko |
Thirrje Interesi për Ekspertizë për Publikimin e Spotit të dedikuar në Radio” – CROSSWATER NO 361/THEMATIC NOTICE |
|
Dokumente Ekstra |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajnë, një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, e cila duhet të dorëzohet në zarfat e ndara dhe të permbaje një palë dokumenacion të shënuar si “Origjinal “.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
b) Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
c) Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja e frazës në shqip “Mos të hapet për para fazes së hapjes së ofertave të tenderit”
d) Emri i shoqërisë së interesuar.
Për projektin “CROSSWATER-Order No 13414 date 07.04.2022”, në adresën e mëposhtme: Bashkia Tiranë, Nd: ”Torre Drini”, Rruga ”Abdi Toptani”, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të
Huaja, Zyra Nr 12, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri me 12.05.2022, brenda ores 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë
brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar ketu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.