Në kuadër të partneritetit me projektin Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management - Yerevan, Warsaw, Tirana”, financuar nga “European Commission Local Authorities: Partnership for Sustainable cities”, Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për asistencën e jashtme të nevojshme në kuadër të projektit, si me poshtë:
Tender për Shërbimin e Jashtëm -Për Përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhëzime mbi tenderin dhe njoftimi i kontratës
- Draft Kontrate Marrëveshjet edhe Kushtet e veçanta me anekset përkatëse
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Termat e Referencës
- Buxheti (sipas modelit të dhënë)
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
Informacionet e tjera:
- Formati i aplikimit në tender;
- Instruksionet e tenderit;
Emri |
Shkarko |
Thirrje Interesi për Shërbimin e Jashtëm të përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit në kuadër të projektit “Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management - Yerevan, Warsaw, Tirana |
|
Dokumenta Shtesë |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme:
http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajnë, një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, e cila duhet të dorëzohet në zarfat e ndara dhe të përmbajë dokumentet të shënuar si “Origjinal“.
Kandidatet e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
- Adresa e aplikantit të interesuar;
- Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
- Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja frazë në shqip “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”
- Emri i shoqërisë së interesuar.
Për projektin “Hazardous Waste Management”, në adresën e mëposhtme:
Bashkia Tiana
Ndertesa ”Torre Drini”
Kati i pare, Zyra Nr 2: Tirane
Tirana, ALBANIA
Aplikimet pranohen deri me 15.04.2022, brenda ores 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijne brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave te Refernces së publikuar ketu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.