Text size
Pas dëgjesës së parë me grupet e interesit, në kuadër të hartimit të Planit të Veprimit të Zhurmave që Bashkia e Tiranës po ndërmerr, ditën e hënë më 15 nëntor ora 9.30 pranë qendrës TEN zhvillohet dëgjesa e dytë publike me të gjitha institucionet.Në zbatim të udhëzimeve për parandalimin e COVID 19, institucionet e interesuara do të duhet që të konfirmojnë më parë numrin e pjesëmarrësve në këtë dëgjesë.
Sugjerimet tuaja do të ishin një kontribut i rëndësishëm në hartimin e dokumentit përfundimtar të këtij Plani Veprimi për Pushtetin Vendor.
Për konfirmimin e pjesëmarrjes si dhe çdo pyetje lidhur me dëgjesën, ju lutem të kontaktoni:
adresa e e-mail [email protected]