Bashkia e Tiranës shpall Thirrjen për Shprehje Interesi për përfshirje në Regjistrin e Ekspertëve, në kuadër të menaxhimit dhe koordinimit të projekteve të huaja. Ekspertët do të angazhohen për periudha të shkurtra ose afatgjata, sipas nevojave të projekteve.
Fushat e ekspertizës përfshijnë:
Menaxhim projektesh, mjedis dhe klimë, bujqësi dhe sisteme ushqimore, shëndetësi dhe shkenca të jetës, arsim, teknologji dhe shkenca e të dhënave, inxhinieri dhe infrastruktura, media dhe kulturë.
Afati për aplikim: 15 Qershor 2025
Dokumentet e kërkuara: CV e detajuar (preferohet në formatin EUROPASS), letër motivimi dhe kopje diplomash ose certifikatash përkatëse
Dorëzimi i dokumenteve: Dokumentet duhet të dorëzohen dorazi në adresën e mëposhtme:
Drejtoria e Integrimit, Projekteve të Huaja, Diasporës dhe Migracionit
Blv. Zogu I, Rr. Papa Kristo Negovani, Ndërtesa Lim-Em, Shkalla 1, Zyra Nr. 8, Tiranë
Klikoni këtu për dokumentin e plotë të thirrjes (bashkëngjitur)
Dokumenti | |
Call for Expression of Interest -Roster List |