THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË
Bashkia Tiranë shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret.Kandidati/ja duhet të jenë banorë të Bashkisë së Tiranë dhe të moshës nga 15 deri 29 vjeç.
Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.
Kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
a. të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;
b. të mos jetë i dënuar;
c. të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
d. të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;
Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën: Sheshi "SKËNDERBEJ", Nd. 1, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri dhe brenda afatit të përcaktuar duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
a. kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
b. jetëshkrim;
c. fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit
d. vërtetim të gjendjes gjyqësore;
e. vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
f. referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;
Aplikimet mbyllen me datë 22 Prill 2025.