Bashkia Tiranë hap thirrjen për projekt-propozime në realizim të shërbimit “Nxitja e integrimit të personave me aftësi të kufizuar përmes fuqizimit të kapaciteteve për jetesë të pavarur”, i cili ka qëllim të aftësojë personat me AK intelektuale nëpërmjet mbështetjes efektive me shërbime që mundësojnë ushtrimin e të drejtës së tyre për të jetuar të pavarur në komunitet.
Bashkia Tiranë fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Tiranë që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me shërbimin dhe qëllimin e tij në rritjen e cilësisë së jetesës për jo më pak se 15 persona me aftësi të kufizuara, mbi 21 vjeç, me synim jetesën e pavarur.
Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikant, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.
Shuma e fondit për këtë shërbim do të jetë jo më shumë se 16,834,032 lekë, në kohëzgjatje për 24 muaj.
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Tiranë do të jetë i disponueshëm nga data 01.08.2022. Një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (https://www.tirana.al).
Thirrja për projekt-propozime hapet ditën e hënë, datë 01.08.2022 dhe mbyllet ditën e hënë, datë 29.08.2022, ora 16.00
Dokumenti |
Shkarko |
Njoftimi |
|
A. Deklarata e Partneritetit |
|
B. Deklarata e shmangies se konflikitit te interesit |
|
Shtojca 6 Udhezues per aplikantet jetesa e pavarur 2022 |
|
Shtojca 7 |
|
Shtojca 8 |
|
Shtojca 9 |
|
Shtojca 10 |
|
Shtojca 11 |
|
Shtojca 12 |
|
Shtojca 13 |