THIRRJE SHPREHJE INTERESI PËR PJESËMARRJE NË TENDER PËR EKSPERTIZË DHE SHËRBIME TË JASHTME ME OBJEKT “Expertise in quality monitoring” NË KUADËR TË PROJEKTIT “NATURED- Nature-bAsed soluTions for a jUst Resilience in thE Adriatic-Ionian cities”/ Order 3195/Prot no. 44569
Në kontekstin e partneritetit në Projektin “Zgjidhje të bazuara në natyrë për një qëndrueshmëri të drejtë në qytetet Adriatiko-Joniane- NATURED” /, Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:
Ekspertizë e jashtme - “Expertise in quality monitoring”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
• Udhëzime mbi tenderin;
• Njoftimi i kontratës;
• Draft Kontratë;
• Kushtet e vecanta me anekset përkatëse;
• Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit;
• Termat e Referencës;
• Buxheti (sipas modelit të dhënë) ;
• Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues;
Informacionet e tjera:
• Tabela e përputhjes Administrative
• Tabela e Vlerësimit
• Formati i aplikimit në tender;
Dokumenti |
Shkarko |
Ekspert i Jashtëm –Ekspertizë në monitorimin e cilësisë |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Tenderi duhet të përbëhet nga një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, të cilat duhet të dorëzohen në zarfe të veçantë. Çdo ofertë teknike dhe ofertë financiare duhet të përmbajë një origjinal, të shënuar qartë "Origjinal".
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
a) Adresa e aplikantit të interesuar;
b) Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
c) Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja e frazës në shqip “Mos të hapet për para fazes së hapjes së ofertave të tenderit”
d) Emri i shoqërisë së interesuar.
Adresa: Bashkia Tiranë, Bul: “Zogu i Parë, Rr. “Papa Kristo Negovani”, Pall: “Li-Em”, Shk 1: Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri me 09.01.2025, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.