External Expertise Service for “Expertise in graphic design, infographics, social media and other dissemination activities (all WPs)” under the project “NATURED- Nature-bAsed soluTions for a jUst Resilience in thE Adriatic-Ionian cities” IPA-ADRION00445/ Order No. 37/ Prot No. 1085” Në kuadër të Projektit “NATURED- Nature-bAsed soluTions for a jUst Resilience in thE Adriatic-Ionian cities” IPA-ADRION00445, Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:
“Expertizë të Jashtme - Krijimin e dizajneve grafike, infografikëve, publikimet në mediat sociale dhe shpërndarjen e aktiviteteve të të gjitha paketave e punës -WP”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
• Udhëzime mbi tenderin
• Njoftimi i kontratës
• Draft Kontratë Marrëveshjeje
• Kushtet e vecanta me anekset përkatëse
• Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
• Termat e Referencës;
• Buxheti (sipas modelit të dhënë)
• Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
Informacionet e tjera:
• Tabela e përputhjes Administrative
• Tabela e Vlerësimit
• Formati i aplikimit në tender;
Dokumenti |
Shkarko |
“Expertizë të Jashtme - Krijimin e dizajneve grafike, infografikëve, publikimet në mediat sociale dhe shpërndarjen e aktiviteteve të të gjitha paketave e punës -WP” |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Tenderi duhet të përbëhet nga një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, të cilat duhet të dorëzohen në zarfe të veçantë. Çdo ofertë teknike dhe ofertë financiare duhet të përmbajë një origjinal, të shënuar qartë "Origjinal".
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
a) Adresa e aplikantit të interesuar;
b) Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
c) Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja e frazës në shqip “Mos të hapet për para fazes së hapjes së ofertave të tenderit”
d) Emri i shoqërisë së interesuar: Bashkia Tiranë, Bul: Zogu i Parë, Rr. Papa Kristo Negovani, Pall. Lim-Em, Shk 1, Kati 2, Zyra 8, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri me 17.02.2025, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar ketu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.