Text size
Në kontekstin e partneritetit në Projektin Strategjia e Ushqimit Urban të Adriatikut Jugor për të mbështetur bashkitë dhe për të favorizuar politikat dhe kornizat operacionale të ushqimit urban gjithëpërfshirës, të qëndrueshëm dhe qarkullues - SUrF sa-0100114/, Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:
“Ekspertizë e jashtme” - “Organization of the workshop to support collaboration between civil society and the municipalities”
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhëzime mbi tenderin
- Njoftimi i kontratës
- Draft Kontratë Marrëveshjeje
- Kushtet e vecanta me anekset përkatëse
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Termat e Referencës;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë)
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
- Tabela e përputhjes Administrative
- Tabela e Vlerësimit
- Formati i aplikimit në tender;
Dosja e tenderit | Shkarko |
Organization of the workshop to support collaboration between civil society and the municipalities | Shkarko |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Tenderi duhet të përbëhet nga një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, të cilat duhet të dorëzohen në zarfe të veçantë. Çdo ofertë teknike dhe ofertë financiare duhet të përmbajë një origjinal, të shënuar qartë "Origjinal".
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
- Adresa e aplikantit të interesuar;
- Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
- Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe e kuivalentja e frazës në shqip “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”
- Emri i shoqërisë së interesuar.
Bashkia Tiranë, Nd: ”Torre Drini”, Rruga ”Abdi Toptani”, Drejtoria e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja, Zyra Nr 12, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet pranohen deri me 20.08.2024, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar ketu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.