Text size
Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme me objekt “Konferenca Finale Fame S.A Cluster” Urdhër Nr. 418/ Prot Nr. 9059 Në kuadër të Projektit “S.A FAME CLUSTER, REF NO.SA 0100072, pjesë e programit “INTERREG IPA SOUTH ADRIATIC 2021-2027 Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për ekspertizë dhe shërbime të jashtme, si më poshtë:“Ekspertizë e jashtme” – Organizimin i Konferencës Finale-Fame S.A Cluster
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhëzime mbi tenderin
- Njoftimi i kontratës
- Draft Kontratë
- Kushtet e vecanta me anekset përkatëse
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit
- Termat e Referencës;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë)
- Formularë dhe dokumenta të tjerë suportues
Informacionet e tjera:
- Tabela e përputhjes Administrative
- Tabela e Vlerësimit
- Formati i aplikimit në tender;
Dokumenti | Shkarko |
Ekspertizë dhe Shërbime të Jashtme me objekt “Konferenca Finale Fame S.A Cluster” |
Për më shumë detaje për procedurat e tenderimit të ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve të PRAG dhe anexeve të tij të cilat mund ti shkarkoni në adresën e mëposhtme: https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/2.+Basic+rules;
Procedurat e Aplikimit:
Tenderi duhet të përbëhet nga një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, të cilat duhet të dorëzohen në zarfe të veçantë. Çdo ofertë teknike dhe ofertë financiare duhet të përmbajë një origjinal, të shënuar qartë "Origjinal".
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
- Adresa e aplikantit të interesuar;
- Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
- Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe ekuivalentja e frazës në shqip “Të mos hapet para sesionit të hapjes së ofertave të Tenderit”
- Emri i shoqërisë së interesuar: Bashkia Tiranë, Bul: Zogu i Parë, Rr. Papa Kristo Negovani, Pall. Lim-Em, Shk 1, Kati 2, Zyra 8, Tiranë, Shqipëri
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar ketu, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë më sipër.