Text size
Lënda: Blerje për “Cmimet e konkursit Tiranë 3R-të Refuzim – Ripërdorim - Riciklim 2024”, Urdhri nr. 982, Prot no. 12811
Në kuadër të partneritetit me projektin “Capital Cities Collaborating on Common Challenges in Hazardous Waste Management – Yerevanm, Warsaw, Tirana” Europe, bashkë-financuar nga “Komisioni Europian”, Bashkia Tiranë, shpall thirrjen e tenderit për blerje si më sipër.
Dosja e plotë e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet të përmbajë:
- Udhëzimet e tenderit;
- Njoftimi i kontratës;
- Draft Kontrata edhe Kushtet e veçanta me anekset përkatëse;
- Kushtet e përgjithshme për kontratat e Furnizimit;
- Specifikimit teknike dhe oferta Financiare;
- Buxheti (sipas modelit të dhënë);
Informacionet e tjera:
- Dokumenti i përputhshmërisë administrative;
- Formati i aplikimit në tender;
- Dhe dokumenta të tjera, pjesë e dosjes.
Dokumentat | Shkarko |
Dosja e tenderit | Shkarko |
Për më shumë detaje lidhur me procedurat e tenderimit, lutemi t’i referoheni modeleve të “PRAG” dhe anekseve të tij, të cilat mund t’i shkarkoni në dokumentat e tenderit bashkëlidhur ose mund t’i shkarkoni në adresën e mëposhtme: http://ec.europa.eu/budget/graphs/inforeuro.html .
Procedurat e Aplikimit:
Ofertat duhet të dorëzohen në një kopje origjinale, të shënuar "origjinal".
Subjektet e interesuara janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në një zarf të mbyllur ku të specifikohet:
- Adresa e aplikantit të interesuar;
- Kodi i referencës për procedurën e sipër përmendur të tenderit;
- Fjalët ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe ekuivalentja e frazës në shqip “Mos të hapet përpara fazës së hapjes së ofertave të tenderit”.
- Emri i shoqërisë/kompanisë/subjektit të interesuar.
Zarfi duhet të dorëzohet në adresën e mëposhtme, të dhënë dhe në pikën “10” të dokumentit bashkëngjitur në dosje me emërtimin “Instructions to Tenders”:
Bashkia Tiranë, Drejtoria e Integrimit Europian dhe Projekteve të Huaja, Nd. “Torre Drin”, Kati I, Zyra Nr.12, Tiranë-Shqipëri.
Aplikimet pranohen deri në datë 22.04.2024, brenda orarit zyrtar të punës 16:00 - Albanian time (UTC+1). Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotëtë tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni dokumentit i cili gjendet në dosjen bashkëlidhur, me emërtimin “Instructions to Tenders”, apo kërkoni një informacion me të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike të dhënë në dokumentin e lartëpërmendur.