Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kushtuar Besimeve Fetare, në Qendrën TEN u zhvillua një konferencë ku morrën pjesë:
Andi Seferi - Zëvendës Kryetar i Bashkisë së Tiranës;
Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj - Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve;
Lauren Luli – Myftiu i Tiranës Komuniteti Myslyman;
At Emanueli – Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë;
Nevila Nika - Historiane
Përfaqësuesit e besimeve fetare evidentuan për publikun kontributet e komuniteteve të tyre për kryeqytetin. Në fjalën e tyre përfaqësuesit e komuniteteve fetare trajtuan aspektin historik dhe demografik, duke u fokusuar tek ndryshimet që kanë ndodhur në periudha të ndryshme, ndikimin shoqëror, kontributin shpirtëror të tyre, etj. Takimi u fokusua në këto tematika:
- Një historik i shkurtër i rrugëtimit të besimit në Tiranë dhe Shqipëri.
- Bashkëjetesa dhe harmonia midis besimeve fetare në Tiranë.
- Kontributi i besimit fetar përkatës në shoqëri, art, kulturë, letërsi, filozofi, arsim, arkitekturë.
- Informacione apo detaje historike mbi objektet e kultit, personalitete të shquara të besimit përkatës në Tiranë dhe thesarin dokumentar të besimeve fetare.
Ky aktivitet u zhvillua ditën e hënë në datë 18 Janar 2021.