
“Tirana me ngjyrat e muzikës” një koncert vokal instrumental, u organizua gjatë muajit qershor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.
Ky koncert u drejtua nga dirigjenti dhe njëkohësisht udhëheqësi artistik, artisti i mirënjohur Oleg Arapi, me pjesëmarrjen e tri sopranove të reja: Renisa Laçka (Shqipëri); Adelina Paloja (Kosovë) dhe Gjylie Pelingu (Mali i Zi). Interpretimi i sopranove shoqërohej në piano nga pianistja Ardita Bufaj dhe orkestra e RTSH-së me një program të zgjedhur.
Interpretuesit sollën një atmosferë të ngrohtë të muzikës më të mirë shqiptare dhe asaj botërore.
"Tirana me ngjyrat e muzikës" shënon një tjetër aktivitet të spikatur, në kuadrin e Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, të mbështetur nga Bashkia Tiranë. Koncerti në vazhdim do të zhvillohet në Kosovë dhe në Mal të Zi.


