
Text size
Tirana mirëpriti për herë të parë të Giro d’Italia – Grande Partenza (Nisja e Madhe e Xhiros së Italisë), një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë. Turneu zhvilloi tri etapat e para në Shqipëri (9 maj, 10 maj dhe 11 maj) në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës.Ky event u transmetua në më shumë se 200 vende të botës, ndërsa më shumë se 800 milionë teleshikues ishin për tri ditë me sytë nga Shqipëria.