
“Tirana një shekull” – Koncert i “Hybrid Symphony Orchestra” & Kori i “Resë”, u realizua në datë 13 qershor 2002, pranë instalacionit “Reja” në Tiranë, nën organizimin e shoqatës A.C.S & Music Improvisation.
Kompozitor dhe dirigjent i orkestres, i mirënjohuri Fatos Qerimaj, u prezantua me krijimet e tij, një format ndërmjet muzikës klasike alternuar me atë elektronike, interpretuar nga orkestra e përbërë nga instrumentistë të rinj si dhe ata më me përvojë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Zvicra.
Në program ishte dhe bashkëpunimi me kompozitorin nga Maqedonia e Veriut, Origjanski Zlatko.
E veçantë ishte pjesëmarrja e korit të “Resë”, me përbërje interesante në moshë dhe profesion, nje risi e këndshme e këtij koncerti, i cili u ndoq dhe duartrokit gjatë nga një publik i shumtë në numër dhe elektrizoi atmosferën në Tiranë.
Koncerti mbështetej nga Bashkia Tiranë, në kuadër të “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë”.



