Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Tirana solidarizohet me popullin ukrainas, manifestim gjigand në qytet, Veliaj: “Ne zgjedhim të mos heshtim përpara mizorive ruse, kemi hapur dyert për fëmijët ukrainas”

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Tirana solidarizohet me popullin ukrainas, manifestim gjigand në qytet, Veliaj: “Ne zgjedhim të mos heshtim përpara mizorive ruse, kemi hapur dyert për fëmijët ukrainas”
Tirana solidarizohet me popullin ukrainas, manifestim gjigand në qytet, Veliaj: “Ne zgjedhim të mos heshtim përpara mizorive ruse, kemi hapur dyert për fëmijët ukrainas”

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa


    Tirana u solidarizua sot me popullin e Ukrainës dhe tmerret që po përjeton vendi prej 43 ditësh nga agresioni rus. Në manifestimin që mbushi me flamujt e Ukrainës qytetin e Tiranës, nga Sheshi “Skënderbej” deri te rruga “Ukraina e Lirë”, së bashku me qytetarët marshuan edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. 

    Kryebashkiaku Veliaj u shpreh mirënjohës për qytetarët e Tiranës që iu bashkuan manifestimit, për të treguar se Tirana nuk hesht përpara mizorive ruse. “Jam mirënjohës për djemtë dhe vajzat, të rinjtë e qytetit tonë, për ata që na ftuan, ata që na mblodhën bashkë, sepse një qytet që ka ndërgjegje, një qytet që lë mënjanë bindjet politike, bindjet fetare, prejardhjen e tij dhe fokusohet tek humanizmi, është një qytet që ka të ardhme. Kur ndaheshin çmimet “Grammy”, Presidenti Zelenksy tha: “Na ndihmoni me çfarë të mundeni, por jo me heshtje, se heshtja nuk është ndihmë”. Heshtja në fakt është konfirmim që ajo që po ndodh është OK, ajo që po ndodh është diçka shumë larg, ajo që po ndodh nuk na prek. Fakti që sot Tirana është mbledhur bashkë, për të treguar se ne nuk heshtim edhe përballë ambasadës ruse, në një rrugë që quhet “Ukraina e lirë”, tregon se ky qytet do të mbajë një qëndrim derisa kjo luftë të mbarojë,” tha ai. 

    Veliaj u shpreh krenar, veçanërisht për shqiptarët që kanë hapur dyert për të pritur refugjatët e luftës në Ukrainë. “Sot jam shumë krenar për Fatbardhën. Ajo ka hapur shtëpinë e saj për 51 fëmijë nga Ukraina. Unë nuk e di - dhe jam i sigurt se as Fatbardha nuk e di - se cili prej atyre 51 fëmijëve do të jetë Zelensky i ardhshëm, kush do të jetë Klitschko i ardhshëm, sopranoja apo tenori i ardhshëm, por fatkeqësisht, misioni i Fatbardhës nuk po mbaron. Ne na duhen të gjithë Fatbardhët e Shqipërisë, të gjithë ata burra dhe gra që kanë mundësi, sepse vetëm në këtë javë ne po presim fëmijë të tjerë dhe nuk e dimë sa do të vazhdojë kjo barbari. Ndaj, do të na duhet çdo njeri që ka mundësi, qoftë duke dhënë të mira materiale, qoftë duke hapur shtëpinë e tij, të tregojë se ne këtu jemi të gjithë si Fatbardha. Kemi një derë të hapur, kemi një mendje të hapur, e mbi të gjitha, kemi një zemër të hapur, siç e treguam me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç e treguam me afganët përpara një viti dhe siç do ta tregojmë me popullin e Ukrainës, për sa kohë që të ketë nevojë,” u shpreh ai. 

    Duke folur në gjuhën diplomatike, Veliaj iu drejtua diplomatëve rusë në Tiranë të rreshtohen në anën e duhur të historisë. “Ne nuk jemi këtu për të bërë presion për diplomatët rusë, këtu pas shpatullave tona - ne nuk jemi vandalë, nuk jemi rrugaçë, nuk jemi dhunues, nuk jemi të vrazhdë, nuk jemi vulgarë, por është një moment për të thënë: Dakord, në Rusi ndoshta censurohet media, po për ata që jetojnë këtu në Tiranë, që mund të hapin faqet e internetit dhe të shikojnë shumë prej televizioneve tona, nuk mund të thonë që kjo është një skenë Hollyëood-i, nuk mund të thonë se qindra vende masakrash janë skena Hollyëood-I. Ndaj, thirrja jonë është edhe për ta, është momenti për të bërë një akt dinjitoz, të lënë shërbimin ndaj një qeverie gjakatare, të lënë shërbimin diplomatik ndaj atyre që dhurojnë me barbari që as i kishim imagjinuar kurrë ndërkohë që po rriteshim, ndërkohë që pamë se çfarë ndodhi në Kosovë dhe në fakt, që nga Lufta e Dytë Botërore, pas asaj që ndodhi me hebrenjtë, kemi thënë: “Never again!”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.  

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, në fjalën e saj u shpreh se Putin i ka bërë keq llogaritë kur mendoi të pushtonte Ukrainën. “Që prej shkurtit, e gjithë bota ka parë atë çka ka bërë lufta e Vladimir Putin, kur nisi pushtimin e paramenduar, të pajustifikuar dhe brutal ndaj Ukrainës. Siç tha edhe presidenti Biden, Putin i kishte bërë keq llogaritë. Në vend të saj, ai u ndesh me një mur të fortë, u ndesh me popullin ukrainas! Është nder për mua të qëndroj së bashku me mikun tim, ambasadorin e Ukrainës. Ne qëndrojmë me Ukrainën! Nuk ka popull që e di më mirë se shqiptarët çfarë do të thotë të të mohojnë ekzistencën tënde. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit prej bombave e terrorizmit! Askush nuk e njeh më mirë agoninë e të hapurit të varreve për personat e afërt që kanë vdekur apo më keq akoma pamundësia për t’u dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën e ngushëllimin kur dikush shtrin dorën një miku që ka nevojë”, tha ndër të tjera Kim. 

    Ndërsa, ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov u shpreh krenar për një solidaritet kaq të madh me popullin e tij. “Sot po ju drejtohem në emër të popullit tonë që me kurajo ka mbrojtur atdheun tonë në 43 ditët e shkuara. Kjo përpjekje ka marrë një shkallë epike me manifestimin e virtyteve më të larta të Ukrainës, që më bëjnë krenar të them që jam ukrainas. Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë pas nga ushtarët rusë në qytetet e Ukrainës, ngacmimet, vrasjet dhe dhuna ku përfshihen edhe të miturit. Kjo bëhet me qëllim dhe cinizëm, të cilat tregojnë reflekset kafshërore të agresorit dhe një dëshire për të nëpërkëmbur popullin tonë. Sot e kësaj dite armiku po përqendron mijëra tanke, raketa dhe helikopterë në Ukrainën Lindore dhe ne e dimë që ata nuk do të ndalojnë. Për këtë arsye, i bëj thirrje botës së qytetëruar për të transferuar armët e nevojshme dhe të ndërmarrin sanksionet më të rënda ndaj Rusisë. Bucha na lë pa asnjë farë dyshimi se Rusia nuk rrezikon me brutalitetin e saj vetëm Ukrainën, por të gjithë botën demokratike”, tha Ambasadori Shkurov. 

    Manifestimi u përshëndet përmes një videomesazhi edhe nga ana e kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili falënderoi Tiranën zyrtare që po e mbështet popullin ukrainas në këto momente të vështira.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni