Ndërgjegjësimi mbi asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe transformimi i tyre në sipërmarrje bëri bashkë të rinj e përfaqësues të shoqërisë civile në Qendrën Rinore Atelie, në Shkodër, organizuar si bashkëpunim mes Bashkisë Tiranë e asaj të Shkodrës dhe Partners Albania for Change and Development.
Bashkë ndanë ide e mendime se si mund t'i ndryshojnë këto asete në qendra produktive dhe në shërbim të komunitetit ku jetojnë, duke marrë praktikat më të mira të sipërmarrjeve, të ngritura në prona të konfiskuara të mafias, në Itali.
Bashkia Tiranë është një nga institucionet partnere në zbatimin e projektit "TWIST - Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në asetet e konfiskuara në Shqipëri" i cili kontribuon në krijimin e sipërmarrjeve të reja sociale në vend, të menaxhuara nga organizata të shoqërisë civile, p ërfshirë dhe Partners Albania.