Text size
Ç'ndodh me asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar në vendet e Bashkimit Europian? Po në Shqipëri?Ndalesën e fundit të takimeve Bashkia Tiranë e kishte në Korçë, mes përfaqësuesve të bashkive të juglindjes dhe oganizatave të shoqërisë civile, për të ndarë me ta ide frymëzuese e eksperienca të kthimit të këtyre aseteve në shërbim të komunitetit.
Bashkia Tiranë është partnere në projektin "Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri", një projekt që mbështet nisma të ndryshme rreth përfshirjes sociale dhe fuqizimin ekonomik të shtresave ekonomik në nevojë në mbarë vendin.


