Text size
"Universiteti Bujqësor i Tiranës" po merr çdo ditë e më shumë pamjen e një kampusi të mirëfilltë universitar. Jo vetëm një qendër arsimimi, por edhe një hapësirë rekreative që po aksesohet gjithmonë e më shumë nga komuniteti i Njësisë 11.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryen në territorin e universitetit, ndërsa bashkë me stafin pedagogjik mori pjesë në mbjelljen e 150 pemëve të reja.
Veliaj theksoi se investimet në këtë hapësirë universitare kanë prekur kryesisht rrugët, trotuaret, pjesët rekreative, si dhe të gjithë infrastrukturën nëntokësore.


