Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
17 ℃

29 Maj 2022

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
    • Projekte të huaja
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
      • Projekte të huaja
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Transformohet blloku banimit prej 13 hektarësh te ish-Frigoriferi, në Njësinë 8

  • Kreu
  • Administrata & Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Transformohet blloku banimit prej 13 hektarësh te ish-Frigoriferi, në Njësinë 8
Transformohet blloku banimit prej 13 hektarësh te ish-Frigoriferi, në Njësinë 8

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Nga një baltovinë, ku s’ishte investuar prej dekadash, lagja “Besa” në zonën e njohur si ish “Frigoriferi”, sot ka një infrastrukturë më të mirë urbane. Bashkia e Tiranës përfundoi rehabilitimin e bllokut me sipërfaqe 13 hektarë, ku përfshihen afro 20 rrugë, të cilat janë rikonstruktuar plotësisht. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet e kryera, teksa vlerësuan transformimin që ka pësuar sot një nga zonat më problematike dhe të harruara të Tiranës.

    Kryebashkiaku Veliaj tha se ky investim dhe puna e bërë këtu është një tjetër provë konkrete se aty ku vë dorë Bashkia e Tiranës, bëhen gjëra shumë të mira për qytetarët. E duke iu referuar debatit për Teatrin Kombëtar, ai theksoi se Teatri i Ri do të bëhet, që aktorët dhe artdashësit të kenë një hapësirë dinjitoze. “Një gjë është e sigurt: Teatri do të bëhet! Do të respektohen të gjitha procedurat dhe do të kemi një teatër të ri. Siç e dëgjuam edhe nga njerëzit, nuk jetohet vetëm me bukë e ujë, as vetëm me asfalt, por edhe me art e kulturë. Në qoftë se kemi sjellë këtë cilësi te Bregu i Lumit, te ish “Frigoriferi”, te blloku “Besa”, nuk mund të themi që do të rrimë me tallash në qendër të Tiranës, ndërkohë që e kemi bërë kryeqytet Bregun e Lumit”, tha ai.

    Veliaj theksoi se çdo projekt që ka sjellë ndryshim të prekshëm në Tiranë është kundërshtuar vetëm nga një minorancë e vogël. Por, ashtu si te kendi i lojërave te Parku i Liqenit, ai tha se edhe projekti i Teatrit të Ri Kombëtar do jetë një histori suksesi. “Për çdo projekt, ka pasur një pakicë që ka kundërshtuar gjithçka. Mbaj mend që e filluam me protestuesit e këndit të lodrave, me një President Republike, kurse sot vazhdojnë prap të njëjtët protestues me një President tjetër. Pra, është një lojë e vazhdueshme. Në të gjitha vendet e botës ka kryetarë bashkie që ëndërrojnë të bëhen një ditë Presidentë, ndërkohë në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje. Kjo është një nga ato çudirat shqiptare që nuk na ndahet”, u shpreh Veliaj. 

    Më tej, ai shtoi se kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ofron asnjë garanci se do mund të bëjë më shumë se mazhoranca aktuale për komunitetin e artistëve, për sa kohë që kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, nuk bëri as rrugët e lagjes së tij në Njësinë 8. “Lul Basha ka qenë banor i kësaj lagjeje; jo vetëm që nuk hodhi një pikë asfalt në rrugën para shtëpisë së tij, që ka qenë në zemër të Tiranës, por bregun e Lumit as nuk e dinte ku binte. Ndaj, kur s’ke bërë asgjë, kur s’ke për të fituar asnjëherë dhe kur s’ke për të qeverisur ndonjëherë, e ke kollaj të premtosh për gjëra që s’ke shans t’i bësh kurrë. Ne nuk kemi asnjë garanci që ai do të vijë në zgjedhjet e tjera. Prandaj, dikush që s’ka asgjë mund të premtojë gjithë botën, kurse dikush që ka çfarë të kontribuojë, sigurisht, matet çfarë premton sepse e di që do të zgjidhet, e di që do të fitojë, e di që do të duhet pastaj të qeverisë dhe e di që do të duhet të mbajë premtimet”, u shpreh Veliaj. 

    Mandej, kryebashkiaku propozoi që nëse PD-ja ka dëshirë të kontribuojë vërtet për aktorët dhe artistët, le të lirojë godinën e SHQUP-it dhe ta bëjë zyra e sallë shfaqjesh. “Sot edhe Teatri Eksperimental, edhe Teatri Kombëtar, janë pa zyra. Sot Partia Demokratike ka selinë më të madhe në Shqipëri; por, s’ka asnjë deputet, s’ka asnjë anëtar në Këshillat Bashkiakë, nuk ka asnjë kryetar bashkie, pra në termat e shërbëtorëve publikë, PD-ja nuk ka askënd që t’i shërbejë qytetarit, sipas përcaktimit të asaj që quhet shërbëtor publik. Pra, me ligj, nuk i takon as selia, se nuk ka asnjë njeri të përfaqësuar në të gjitha institucionet e Shqipërisë. Prandaj, nëse i do aktorët, meqë kanë mungesë zyrash dhe meqënëse i gjithë ujësjellësi i Kamzës u fut në Teatër dhe panë me sytë e tyre në çfarë kushtesh punohej, le t’u falin SHQUP-in, e cila ka qenë një ndërtesë publike. Të falësh dhe të japësh gjëra që nuk i ke, është shumë kollaj; puna është, a jep dot diçka që e ke?”, tha Veliaj.

    Ai u shpreh i lumtur që më në fund edhe një zonë si ish-“Frigoriferi” ka dalë në dritë  dhe banorëve të zonës, falë investimit, u është rritur vlera e pronës së tyre.

    Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që ka treguar në vazhdimësi për Njësinë 8, ndërsa nënvizoi faktin se në këtë lagje nuk ishte investuar që prej 7 dekadash. “Faleminderit shumë kryetar, edhe mirëseerdhët në këtë lagje, e cila që nga viti 1950 nuk kishte parë një infrastrukturë të tillë. Janë mbi 8 mijë banorë të Tiranës që jetojnë nën Unazën, deri në Paskuqan, të cilët përfitojnë nga një investim kaq i rëndësishëm. Këto nuk janë thjesht 15 mijë metra asfalt më shumë, këto nuk janë thjesht 200 metra mure apo një mijë metra kangjella apo 100 ndriçues LED. Ashtu siç thotë populli ynë “gur-gur bëhet mur”, dhe ne sot po vendosim një themel besimi me qytetarët”, tha Bushati.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni